Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralajmërojnë grevë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet kompetente. Kështu ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Por megjithatë, sipas tij, mësimi pritet të fillojë në shtator. Jasharaj shton se po zhagitet çështja e shkuarjes në lexim të dytë në Kuvend, të projektligjit për punëtorët e arsimit shqip në vitet e 90-ta. Ai thotë se nga grevat po pësojnë nxënësit. E këtë çështje, sipas tij, mund ta parandalojë Qeveria dhe Kuvendi. Në anën tjetër Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e shohim të pa arsyeshme grevën. Përndryshe, Projektligji për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të viteve 1990/99 ka kaluar në shqyrtim të parë në Kuvendin e Kosovës në majin e këtij viti. Ndërsa pakënaqesitë e SBASHK-ut për Ligjin për Pagat, janë sepse mësimdhënësit sipas sindikatës nuk janë të vlerësuar mirë me koeficient.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …