leoni

Ministria e Arsimit nuk parasheh mbylljen e tërësishme të institucioneve shkollore përkundër rritjes se rasteve me COVID-19

Ministria e Arsimit nuk parasheh mbylljen e tërësishme të shkollave përkundër rritjes se rasteve me COVID-19

Ndonëse është shtuar numri i rasteve me Covid-19 në shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk parasheh mbylljen e tërësishme të institucioneve shkollore. MASh-i ka bërë me dije se deri më tani nga 19 komuna janë raportuar gjithsej 54 mësimdhënës dhe 22 nxënës të infektuar. Ky institucion në një përgjigje për Kohën ka theksuar se shkollat nuk do të mbyllen, por do ta organizojnë mësimin sipas udhëzuesit të përgjithshëm të ministrisë, duke respektuar tre skenarët: mësim në shkolla, mësim i kombinuar dhe mësim online, varësisht nga situata me pandeminë. E kryeministri Avdullah Hoti nuk është përgjigjur nëse mund të mbyllen sërish shkollat në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, por ka thënë se do të veprohet sipas protokolleve në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …