Ministria e Arsimit, është duke planifikuar që viti i ri shkollor 2021-2022, të fillojë me pjesëmarrje fizike në shkolla dhe me mësim të rregullt në nivel të tërë vendit. Aktualisht janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor, që nis më 1 shtator. Edhe përfaqësues të Sindikatës thonë se mësimdhënësit janë të gatshëm që të fillojnë procesin mësimor në shkolla. Por, për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla, MASHTI, SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve u kanë bërë apel mësimdhënësve dhe prindërve që të vaksinohen. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova ka mbi 300,000 mijë nxënës që vijojnë shkollimin fillor dhe atë të mesëm.
