Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Sipas njoftimit të ministrisë, kalueshmëria është 68.43 për qind. “Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 për qind. Prej këtij rezultati, 68.36 për qind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 për qind në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77 për qind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke”, është thënë në njoftimin e MASHTI-t, duke shtuar se rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …