testi i matures

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, edhe këtë vit ka dështuar në organizimin e provimit shtetëror të maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, edhe këtë vit ka dështuar në organizimin e provimit shtetëror të maturës, sepse testi është shpërndarë masivisht në rrjete sociale. MASHT-i ishte zotuar muaj më parë se këtë vit nuk do të ketë keqpërdorime në këtë test pasi do të sigurojnë zhurmues të valëve në shkolla për ta parandaluar shpërndarjen e testit përmes telefonit, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.  Faqe të shumta janë krijuar në rrjete sociale ku kërkohej që kushdo që e plotëson testin ta fotografojë dhe ta shfaqë aty.  Ky lajm tregon më së’ miri se arsimi në Kosovë ka marrë teposhtë dhe nuk ka kush e ndalon degradimin në një shoqëri që degradon gjithçka dhe vret perspektivën e gjeneratave të shqiptarëve, për pajisje me dije, emancipim,  kulturë dhe nxënie e hapit me kombet e tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …