leoni

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi: Bashkë me partnerët do ta bëjmë arsimin prioritet

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi: Bashkë me partnerët do ta bëjmë arsimin prioritet

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, GIZ-i dhe të 10 organizatat bashkëpunuese të fushatës “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”, janë zotuar se do të punojnë së bashku për ta bërë prioritet arsimin në Kosovë. Ky zotim u bë me rastin me rastin e lansimit të fushatës për arsim më të mirë në Kosovë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me moton “Arsimi në dorën tënde”. Me këtë rast, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqeri Bytyqi, tha se Kosova e ka rinin më të mirë dhe duke e pas këtë rini ai tha se duhet të kenë më pak fjalë dhe të marrin më shumë përgjegjësi. Ai i zotua që do ta marrin përgjegjësinë që arsimin ta bëjnë prioritet në Kosovë, pasi që sipas tij pa e pasur arsimin prioritet në fushat tjera gjithmonë do të ketë ngecje.

“Ajo çka na mbetet obligim dhe ajo që sot jemi këtu është që të kemi vërtetë pak fjalë dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Përgjegjësia jonë është që të fillojmë një lansim për një arsim më cilësor në Kosovë, deri sa kemi rininë më të mirë, rina ka nevojë që të ketë një shans shumë më të mirë, që të ketë mundësi më të mira që të edukohet në frymën e standardeve evropiane. Andaj, të nderuar nxënës ne sot po zotohemi këtu së bashku me partnerët tanë që të marrim përgjegjësi që vërtetë arsimin ta bëjmë prioritet në Kosovë. Pa e marrë arsimin prioritet në Kosovë fushat tjera gjithmonë do të ngecin dhe nuk do të kenë zhvillimin të cilin ka nevojë ta ketë Kosova”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …