Komunat shprehen të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni i ndryshon datat e përfundimit të vitit shkollor

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndryshojë datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit. Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur që parashkollorët, klasat e para deri në klasat e teta të përfundojnë mësimin me datën 2 korrik. Kurse klasat 9,10,11 parashihet të përfundojnë mësimin më 21 qershor. Vendimi në fjalë është nënshkruar sot nga ministrja Arbërie Nagavci. Ditë më parë Nagavci kishte bërë të ditur se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik kurse testi i maturës do të mbahej më 26 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …