Pas situatës së krijuar në Kosovë nga coronavirusi, Ministria e Arsimit është duke bërë përpjekje për të ofruar mësimin online për nxënësit e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi. Ai përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar se “Jemi të vetëdijshëm që jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të veprojmë shumë shpejt, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se çfarëdo që ofrojmë duhet të përmbushë disa standarde minimale, duhet të jetë e qasshme për të gjithë dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë, e lehtë për përdorim”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …