leoni

Krimet Serbe ne Kosove

Ministria e Brendshme e Serbisë deklaron se Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat nga Serbia dhe Vuçiq

Regjimi i Vuçiqit,  në Serbi, po vazhdon të nxisë dhe të provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës. Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë  një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda, ku  shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin. “ Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”, është thënë në përshkrimin e kësaj videoje. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme,  mediat në Serbi kanë raportuar se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …