Ministria e Brendshme e Kosovës mohoi raportimet e disa mediave në Serbi se protestuesit serbë në veri të Kosovës dhe misioni i NATO-s, KFOR, kanë arritur marrëveshje për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani. Sipas marrëveshjes së pretenduar, protestuesit e ndaluar një ditë më parë, do të lirohen po ashtu. Lajmi që ka dalë në media se ka marrëveshje mes protestuesve dhe KFOR-it, nuk qëndron”, thanë nga MPB-ja për mediet. Përfaqësuesit politikë të serbëve në veri, që janë parë në negociata me KFOR-in, kanë paraqitur dy kërkesa si kusht për ndalimin e protestave: tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe mos-hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave me shumicë serbe në veri.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …