leoni

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fund vitit. “Në mënyrë që të mos vijë deri tek rrezikimi i shëndetit, fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike duhet të përdoren vetëm nga të rriturit e po ashtu edhe shitja apo blerja duhet të bëhet nga personat e rritur dhe atë sipas kategorisë se fishekzjarrëve”. “Shitja e tyre është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor, ndërsa përdorimi nga 26 dhjetor deri me 2 janar”. Ministrja po ashtu njofton se shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve, e vende të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës e ndërprenë grevën për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike

Udhëtim falas në Prishtinë me biletë autobusi nga çdo qytet i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Veton Prelvukaj, ka …