Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi bëri të ditur se kjo ministri ka ndarë 3 milionë euro për investime në përpunimin e pemëve dhe perimeve. Krasniqi ka treguar se ditëve në vijim do t’i publikoj edhe listat e projekteve përfituese edhe në sektorët e tjerë!.Krasniqi po ashtu, bëri të ditur shumat që janë ndarë për mbështetje të sektorit të bujqësisë. Postimi i plotë i zëvendësministrit Krasniqit në “Facebook”: Investimet në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore/përpunimi i pemëve dhe perimeve, projektet e bashkëfinancura nga bizneset/fermerët dhe MBPZHR që janë në realizim e sipër e kapin vlerën në mbi 6 milion euro, MBPZHR për këtë sektor ka financuar mbi 3 milion euro! Kjo është lista e 16 projekteve, përfituese të granteve: MASA 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore.
103.3 Përpunimi i pemëve dhe perimeve. Kjo është lista e vlerësimeve finale, e nxjerrë pas vlerësimeve të para preliminare, kontrollit në terren dhe procesit te ankesave dhe shqyrtimit të tyre.
1. Delfin LTD. Shpk. – Petrit Topall
Ndërtimi i qendrës grumbulluese të pemëve – Graçanicë, Prishtina 100 pikë
Shuma e miratuar – 389,254.00 Euro. Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 194,627.00 Euro
2. NTP”FATONI” – Faton Krasniqi
Linja për përpunimin dhe ambalazhimin e perimeve
Prizren – 100 pikë
Shuma e miratuar – 351,266.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 175,633.00 Euro
3.“Aktiva” – Burim Selmani
Zgjerimi i objektit dhe investime në pajisje për përpunim, paketim dhe amballazhim
Vushtrri – 95 pikë
Shuma e miratuar – 399,600.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 199,800.00 Euro
4. AGRO – PETROL SH.P.K.
Ndërtimi i fabrikës për përpunimin e patatës
Vushtrri – 95 pikë
Shuma e miratuar – 372,170.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 186,085.00 Euro
5. Beni Dona Plast SHPK – Ragip Mustafa
Zgjerimi i kapaciteteve të depos për grumbullimin, ftohjen dhe ruajtjen e pemëve dhe perimeve
Podujevë – 95 pikë
Shuma e miratuar – 400,000.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 200,000.00 Euro
6. AR-TECH SH.P.K.- Haxhi Kotorri
Ndërtimi i depos për ruajtjen, klasifikimin, paketimin dhe konservimin e perimeve
Suharekë – 95 pikë
Shuma e miratuar – 292,534.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 0.00 Euro
7. N.N.SH “MOKNA”- Hazir Metaj
Rritja e konkurentshmerise përmes modernizimit Qendrës Grumbulluese përpunuese
Istog – 90 pikë
Shuma e miratuar – 368,244.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 184,122.00 Euro
8. N.P.T “Agrokovraga Frut” Nazmi Blakaj
Zgjerimi (anex) i depos ekzistuese dhe ndërtimi i dy dhomave të ftohjës
Istog – 90 pikë
Shuma e miratuar – 386,512.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 193,256.00 Euro
9.“Jege” SH.P.K.- Gezim Berisha
Të prodhojmë që shëndetshëm të ushqehemi
Prizren – 85 pikë
Shuma e miratuar 392,656.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 196,328.00 Euro
10. N.T.P “AMG“Afrim Fazlija
Investimet në asetet fizike ne përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore (sektori i përpunimit të pemëve dhe perimeve)
Podujevë – 85 pikë
Shuma e miratuar – 398,184.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -199,092.00 Euro
11.“Geli” SH.P.K Frrok Hajdaraj
Investime ne ndërtimin e depos me sistem të ftohjës për ruajtjen e pemëve dhe perimeve
Gjakovë – 85 pikë
Shuma e miratuar – 392,504.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -196,252.00 Euro
12. KOSMONTE fOODS shpk Lulzim Begaj
Zgjerimi i kapaciteteve të depos për grumbullimin, ftohjen, paketimin dhe ruajtjen e pemëve dhe perimeve
Prishtinë – 85 pikë
Shuma e miratuar – 400,000.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -200,000.00 Euro
13. N.T.P Agro Peti Shahin Shabani
Zgjerimi i hapësirave operuese dhe modernizimi i paisejve për ruajtje dhe përpunim
Podujevë – 80 pikë
Shuma e miratuar – 313,147.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -156,573.50 Euro
14.“Pestova” Sh.P.K – Bedri Kasumi
Modernizimi dhe rritja e kapaciteteve për paketimin dhe renovimi i hapësirave paketuese të çipsit.
Vushtrri – 75 pikë
Shuma e miratuar – 400,000.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -200,000.00 Euro
15. NPT ‘Eco Fruits’Salih Statovci
Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore
Podujevë – 75 pikë
Shuma e miratuar – 399,032.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) -199,516.00 Euro
16. Agroprodukt SHPK – Halit Avdijaj
Zgjerimi i objektit për tharjen dhe përpunimin e perimeve dhe pemëve , dhe rritja e efikasitetit
Istog – 75 pikë
Shuma e miratuar – 393,040.00 Euro, Vlera e përkrahjes publike (MBPZHR) – 196,520.00 Euro
Vlera e përkrahjes publike paraqet shumën financiare të cilën AZHB/MBPZHR do ta ndajë për projekt. Kjo mund të ndryshojë pas kontrollës së dytë, kur përfituesi do të ofrojë dëshmitë/faturat për shpenzimet e bëra.
Ditëve në vijim do t’i publikoj edhe listat e projekteve përfituese edhe në sektorët e tjerë!