Ministria e Bujqësisë fillon pagesat për grurë

Ministria
e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar pagesat për përfituesit
e subvencioneve për grurë. Janë mbi 5 milionë euro që do të shpërndahen tek
9148 përfitues, ndërkohë që janë në shqyrtim edhe aplikacionet e 1030 përfituesve
të tjerë. Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka sqaruar se vendimi që pagesat
të kryhen në qershor, është bërë me qëllim të lehtësimit të punëve të bujqve
para fillimit të korrjeve. “Ne sivjet kemi rritur mbështetjen për grurë, sikur
që ka ndodhur edhe për kultura të tjera. Por pjesë e politikave tona është që
këtë përkrahje që e meritojnë ta japim në kohën e duhur, pra në këtë rast para
fillimit të të korrurave”, ka thënë ministri Krasniqi. Gjatë këtij viti janë rritur
subvencionet për grurë nga 125 euro sa ishin vitin e kaluar,  në 150 euro. Nga java e ardhshme, kjo ministri
bashkë me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë do të fillojë me procedimin e
pagesave të drejtpërdrejta edhe për kulturat e tjera bujqësore. Përndryshe,
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka planifikuar për këtë
vit 23 milionë euro subvencione për kultura bujqësore si dhe 20 milionë të
tjera për grante zhvillimore.

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …