Ministri Mustafa intensifikon realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019

Reagim i Ministrisë së Bujqësisë: Mbështetja financiare për fermerët nuk mund të njolloset me tendenca politike paraelektorale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbështetjen e sektorit të bujqësisë që nga viti 2008 e deri më tani e realizon në kuadër të dy programeve, Programit për Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte – Subvencione, të cilat hartohen duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe në Plotësim-Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe në udhëzimet administrative. I gjithë procesi për mbështetjen e fermerëve në kuadër të këtyre programeve, që nga shpallja e thirrjeve dhe vlerësimi i të gjitha aplikacioneve për grante dhe subvencione bëhet bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program, të cilat çdo vit publikohen në faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe në atë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB). Po ashtu, AZHB-ja e bënë edhe informimin e fermerëve përmes mesazheve dhe vendimeve me email, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së për rezultatet lidhur me procesin. Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve, MBPZHR-ja njofton se ka rënë edhe numri i ankesave të fermerëve të adresuara në MBPZHR dhe AZHB lidhur me procesin e përfitimit të subvencioneve dhe granteve investive. Prandaj, këto procese dhe mbarëvajtjen e ndarjes së mbështetjes financiare për fermerët nuk mund ta njollos asnjë tendencë politike, përkundër përpjekjeve paraelektorale që subjektet politike mund t’i kenë. MBPZHR-ja ka qenë dhe është e hapur gjatë gjithë kohës në shërbim të fermerëve dhe palëve tjera me interes, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, ku kjo është dëshmuar shumë herë kur procesi i vlerësimit të aplikacioneve të granteve është bërë në mënyrë të hapur edhe para mediave dhe shoqërisë civile. Krahas kësaj, të gjitha listat e përfituesve të subvencioneve dhe granteve investive çdo vit bëhen publike në ueb-faqen e ministrisë dhe AZHB-së, ku kanë qasje të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. MBPZHR-ja mbetet e përkushtuar për rritjen e transparencës me qëllim të informimit të publikut në çdo kohë për të gjitha proceset që ndërlidhen me mbështetjen financiare për sektorin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …