leoni

Ministri Peci gjatë këtij muaji pritet të shkojë në Amerikë ku do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë ndan 50 milion euro për fermerët në kategorinë e subvencioneve për vitin 2021

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se janë ndarë 50 milion euro për fermerët këtë vit. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se këto para janë ndarë në formë të subvencioneve. “50 milionë euro përkrahja për fermerët këtë vit, vetëm në kategorinë e subvencioneve. Sapo nënshkruva Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Me shpalljen e këtij programi vlera e përkrahjes vetëm në kategorinë e subvencioneve për këtë vit arrin 50 milionë euro. Ka ngelur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe procedurale të udhëzimit administrativ, deri tek hapja e aplikimit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …