Shpërblimet dhe subvencionet në bujqësi vetëm për militantë partiakë që sigurojnë më shumë vota

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin e aplikimit për subvencione

 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2018, është zgjatur deri më 13 prill 2018. Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe vlenë për të gjitha masat mbeshtetëse për të cilat është shpallur afati për aplikim nga data 15 shkurt 2018. Për skemën e subvencioneve, MBPZHR-ja ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove. Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte dhe për kriteret e përcaktuara, fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqet e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …