Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare. Në hapje do të marrin pjesë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, zëvendes- kryeministrat, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, ministri i Shtetit për Diasporë nga Republika e Shqipërisë, Pandeli Majko, si dhe ministra e drejtorë të agjencive të ndryshme. Nga diaspora, në këtë Javë, marrin pjesë rreth 300 biznese të vendeve të ndryshme të botës. Ngjarja organizohet në Hotel Emerald, ora 11:30.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …