leoni

Ministria e Diasporës pranon gjendjen e rëndë në mësimin e gjuhës shqipe, meqë as 5 për qind e nxënësve nuk i ndjekin mësimet

Ministria e Diasporës pranon gjendjen e rëndë në mësimin e gjuhës shqipe, meqë as 5 për qind e nxënësve nuk i ndjekin mësimet

Në Ministrinë e Diasporës e pranojnë gjendjen e rëndë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, por, thonë janë duke punuar në përmirësimin e gjendjes. Ymer Avdiu, shef i Divizionit për Arsim në Diasporë, në kuadër të kësaj ministrie, thotë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe mbahet në 19 vende të botës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe pjesën më të madhe të vendeve me diasporë shqiptare në Evropë. Numri i nxënësve shqiptarë, që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, sipas Avdiut, është rreth 25 mijë, nga klasa e parë e deri në vitin e fundit të shkollës së mesme. Ndërsa numri i mësimdhënësve të angazhuar llogaritet të jetë mbi 550. E megjithëse pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës është vendosur në Gjermani, Zvicër, Francë e Itali, sipas Avdiut, gjendja është e rëndë, pasi as shtetet pritëse e as Qeveria e Kosovës nuk e financon mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Statistikat zyrtare vërtetojnë se vetëm  p për qind e nxënësve shqiptarë ndjekim mësimet në gjuhën amtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …