Ministria e Drejtësisë autorizohet për përpilimin e legjislacionit me të cilën do të merret me mohimin e krimeve të luftës

Ministria e Drejtësisë autorizohet për përpilimin e legjislacionit që do të merret me mohimin e krimeve të luftës

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, që Ministria e Drejtësisë të autorizohet për përpilimin e legjislacionit me të cilën do të merret me mohimin e krimeve të luftës. Hoxhaj këtë kërkesë e ka arsyetuar pasi që gjenocidi që ka bërë Serbia ndaj Kosovës dhe viktimat e luftës të mbrohen përmes ligjit. “Iniciativë ligjore dhe hapa konkret që ne te ardhmen te dënohen sipas ligjit krimet në Kosovë, në shumë vende mohimi i krimit dhe gjenocidit konsiderohet si kryesi me e madhe ndaj kombit , shtetet evropiane si Gjermania, Çekia, Lituania e shume te tjera e kane bërë këtë në ligje të veçanta”, tha ai. “Në vende tjera ka bazë si ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes, gjenocidi qe ka bërë Serbia në Kosovë e kanë dëshmuar shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore dhe duhet mbrohet përmes ligjit dinjiteti i viktimave dhe ne me autorizuar Ministrinë e Drejtësisë me ministri tjera me një iniciativë ligjore që të rregullohet do jetë diçka që do shërbente në dinjitetin e viktimave”, theksoi Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …