Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka refuzuar emërimin e Radomir Llabanit, për noter, në Gjykatën kushtetuese

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka refuzuar emërimin e Radomir Llabanit, për noter, në Gjykatën kushtetuese

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka refuzuar emërimin e Radomir Llabanit, për noter, në Gjykatën kushtetuese pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë  lidhur me integritetin e tij. Laban, paraprakisht, ishte rekomanduar nga Komisioni për përzgjedhjen e noterëve, që funksionon në kuadër të Ministrisë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka bërë të ditur Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu Noterizimi është proces zyrtar i parandalimit të mashtrimeve, që siguron palët e përfshira në një marrëveshje apo transaksion, se dokumenti i tyre është autentik. Kosova, për vite me radhë, ka qenë në mungesë të noterëve. Mbi 15 komuna kanë qenë fare pa noterë. Deri më tani, numri i noterëve në të gjithë Kosovën, sipas Odës së Noterëve, ishte 49. Ata janë emëruar në vitin 2012, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur emërime të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …