Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në hartimin e legjislacionit adekuat në luftën kundër ekstremizmit e terrorizmit

Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në hartimin e legjislacionit adekuat në luftën kundër ekstremizmit e terrorizmit

Sot Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë z. Lirak Çelaj ka marr pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.  Çelaj përmendi faktin se shteti ligjor dhe shoqëria e shëndoshë janë duke u sfiduar nga dukuri të reja negative siç është ekstremizmi i dhunshëm apo terrorizmi të cilat po sfidojnë edhe politik bërësit dhe vendimmarrësit. “Sfida e shekullit 21 që i referohet terrorizmit dhe ekstremizmit janë trajtuar me kujdes edhe nga Ministria e Drejtësisë gjatë hartimit të legjislacionit, veçanërisht në kuadër të Kodit Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, ku janë paraparë veprat penale kundër Terrorizmit, duke filluar nga neni 135 deri ne 145” theksoi z. Çelaj.

Gjatë fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj përmendi se Ministria e Drejtësisë ka në mandatin e saj krijimin e legjislacionit si dhe në kuadër të saj ka edhe Agjencionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe atë Sprovues të Kosovës. Në përputhje me kompetencat që ka dhe nga vlerësimet dhe analizat e bëra që të tentohet të parandalohet radikalizmi dhe ekstremizmi në mënyrë të veçantë tek të burgosurit, ka hartuar Strategjinë për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale 2016-2020 në të cilën këto çështje janë trajtuar me theks të veçantë dhe e cila tani më është në përfundim. “Këto dy agjencione janë institucione shumë të rëndësishme në luftën kundër ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit pasi që një nga detyrat e tyre është edhe vet rehabilitimi gjegjësisht riintegrimi i kryerësve të këtyre veprave penale”, tha Zëvendësministri Çelaj.

Ai shtoi po ashtu se këto dy agjencione duhet të kenë strategji të veprimit dhe trajtimit të këtyre të burgosurve e cila do të specifikonte mënyrën e trajtimit të tyre dhe e cila do të jepte përgjigje në pyetjen se këta të burgosur a duhet të vuajnë dënimin në një qeli apo program të njëjtë me të dënuarit e tjerë apo duhet të izolohen vetëm kryerësit e kësaj  vepre penale. Në fund të fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj theksoi se Ministria e Drejtësisë zotohet se do jete në hap me kohën për luftim të dukurive negative në Kosovë, përmes hartimit të politikave dhe legjislacionit, konform standardeve më të avancuara ndërkombëtare dhe është e hapur për çfarëdo bashkëpunimi në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët, luftimi i ekstremizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …