Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Mali i Zi që t’ia kthej Kosovës të drejtën e saj mbi disa prona që i kishte në Mal të Zi. Këto prona gjenden në qytetet më të njohura bregdetare, si në Budva, Ulqin, Tivar, Tivat dhe vende tjera dhe paraqesin vendet më të bukura për zhvillimin e turizmit në Mal të Zi. Duke folur për këtë çështje, ish nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti aktual, Genci Nimanbegu ka deklaruar se duhet të bëhet çmos që e drejta e pronës të realizohet. “Unë kamë pasur kontakte dhe takime me ambasadorët e Kosovës në Mal të Zi dhe me politikanët e Kosovës, të cilëve u kamë shprehë shqetësimin tonë dhe mendimin se këto pronësia e tyre duhet të zgjidhet. Sidoqoftë i mbetet shtetit të Kosovës të merret me këtë çështje dhe tu kthehet ato që mendojnë se janë të tyre”. Edhe zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se këto çështje të pronave duhet të zgjidhen sa më shpejt por fajet për këtë vonesë i ka sistemi gjyqësor dhe prokurorial në Mal të Zi, jo vetëm për këtë çështje por në përgjithësi. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka evidentuar 35 prona që ndodhen në Mal të Zi. Përveç pronave në bregdetin malazez, pronat tjera janë objekte dhe zyra nëpër disa qytete të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …