KMDLNj: Specialja po e shkel Ligjin për Gjuhë të Kosovës dhe po pamundëson mbrojtjen efektive të të akuzuarve

Ministria e Drejtësisë merr përsipër dërgimin me postë të gjësendeve të familjarëve për të akuzuarit nga Specialja

Pas akuzave të vajzës së Jakup Krasniqit se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla nuk po lejon dërgimin e gjësendeve elementare në Hagë përmes postës së MPJ-së, ka reaguar Ministria e Drejtësisë. Kjo e fundit në një komunikatë për media ka thënë se ka nisur lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në të cilën hynë edhe dërgimi i pakove për personat që gjenden në paraburgim në Hagë. Kjo ministri ka bërë të ditur se në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore është autorizuar zyrtari për fillimin e procedurës, si dhe janë siguruar mjetet për kontratë kornizë. “Ministria e Drejtësisë këtë çështje do t’ua konfirmojë familjarëve të personave të akuzuar ditën e hënë ku do të njoftohen në detaje në lidhje me përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve ligjore në lidhje me këtë proces”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …