Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë nuk e ka respektin e duhur për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial të Kosovës. Po flasim për politikat kryesore që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Kosova me Bashkimin Evropian kanë një raport kontraktual përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që obligon institucionet e Republikës së Kosovës që politikat bazë që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi t’i kemi në koordinim, në bashkëpunim të bazuar në mirëbesim mes Ministrisë së Drejtësisë, institucioneve qeveritare, Kuvendit por me përfshirje të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Miftaraj theksoi se kemi parë në vazhdimësi kritika nga politika ndaj Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, e cila po kthehet në një luftë në distancë mes këtyre mekanizmave e që sipas tij kjo e ulë besimin e publikut dhe ulë edhe besimin se këto institucione me të vërtetë kanë interes të përbashkët me adresua reformën në drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …