Haxhiu

Ministria e Drejtësisë propozon ligjin e ri, i cili do të mundësonte konfiskimin e pasurisë pa një aktgjykim paraprak

Njëra prej arsyeve të mbështetjes së opsionit ku pasuria e paligjshme konfiskohet pa aktgjykim dënues, është se praktika e deritashme ka dështuar dhe se vlera përfundimtare e konfiskimit është e vogël, ka thënë ministrja e drejtësisë, zonja Albulenë Haxhiu. Janë dhënë edhe shifrat për pasurinë e sekuestruar dhe të konfiskuar, ku në gjashtë vjetët e fundit thuhet se vlera e   sekuestrimeve kap shumën prej 180 milionë euro, përderisa vlera e konfiskimeve përfundimtare bie në vetëm 3.5 milionë euro. Deri më tani, bazuar në legjislacionin në fuqi, konfiskimi i pasurisë është bërë vetëm nëse ka pasur aktgjykim të formës së prerë. Tani Qeveria Kurti në shkarkim dhe në largim, po përpiqet ta nxjerrë ligjin për konfiskimin e  pasurisë me origjinë joligjore, edhe pse nuk është dëshmuar paraprakisht se është kryer vepra penale përmes së cilës është përfituar ajo pasuri.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …