Pas disa problemeve në platformën e-Kosova, Ministria e Ekonomisë njofton se kjo platformë është funksionale dhe se qytetarët mund të aplikojnë për subvencione. “Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.
