Ministria e Ekonomisë ka reaguar për çështjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjencës që duhet të ndërmerren. Ndër të tjerash, kjo ministri ka thënë se Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim. Ministria ‘ka ftuar’ të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit që sistemet e ngrohjes t’i ndërrojnë nga ato energjetike në forma të tjera të burimit të energjisë. Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …