Ministria e Financave bëri të ditur se do të procedojë me kusht ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë

Ministria e Financave bëri të ditur se do të procedojë sot ekzekutimin e pagave për  mësimdhënësit, por me një kusht, që ato  t’i japë si “paradhënie” për orët e humbura gjatë grevës, dhe kjo do të thotë se orët  duhet t’i zëvendësojnë.  Në këtë mënyrë pagat e shtatorit planifikohet t’u jepen mësimdhënësve si paradhënie për orët e humbura gjatë grevës. Organizatat Buxhetore duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e Shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, ose  duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga Organizatat Buxhetore  që paradhënia të  procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …