Qeveria e Kosovës merr vendim që ndalimi i qarkullimit të lirë i qytetarëve të mbetet në fuqi deri më 12 prill

MF me qëllim të ngritjes së transparencës publikon Pasqyrën Makroekonomike për periudhën korrik – shtator 2018

Ministria e Financave me qëllim të ngritjes së transparencës fiskale dhe informimit të publikut, ka bërë publikimin e radhës së Pasqyrës Makroekonomike për periudhën korrik – shtator 2018. Nga analiza e publikuar shihet se ekonomia vendore pritet të rritet me rreth 4.3% përgjatë vitit 2018, në terma real, kjo rritje do të vazhdoj të jetë e nxitur kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi privat. Duhet veçuar trendi rritës i komponentës së konsumit dhe eksportit të shërbimeve që pritet të kenë rol të theksuar në rritjen e BPV-së, thuhet në njoftimin ministror. Kontribut të veçantë në këtë rritje të aktivitetit ekonomik vlerësohet të ketë ardhur nga reformat fiskale si dhe reformat strukturore të ndërmarra përgjatë periudhës paraprake. Në kuadër të transparencës fiskale, Ministria e Financave gjithashtu në baza mujore bënë edhe përditësimin e shënimeve të Serive Kohore, ku ofrohen informata të detajuara me frekuencë të lartë, për nivelin lokal dhe qendrorë mbi pranimet (hyrjeve) dhe pagesat (shpenzimeve) fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ministria e Financave do të vazhdojë me këto publikime si një bazë e mirë për analistët profesional, për studentë, për mediat dhe qytetarët në përgjithësi, si mundësi e mirë e monitorimit të performancës fiskale të Qeverisë në baza mujore, për një periudhë mbi dhjetëvjeçare. 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …