Ministria e Financave ka njoftuar se pagat do të dalin me rritje deri në një vendim përfundimtar për pezullimin e ligjit. Nga ana tjetër, tri sindikata, ajo e Arsimit, Shëndetësisë dhe Policisë ditë më parë kanë paralajmëruar greva të përgjithshme nëse pagat nuk dalin me rritje. Institucioni i Avokatit të Popullit ditë më parë e ka dërguar kërkesën për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese. Prej kësaj Gjykate është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e Kosovës. Kjo kërkesë tashmë është pranuar nga Kushtetuesja, mirëpo ende nuk dihet se kur kjo do ta thotë fjalën e fundit për sa i përket këtij ligji.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …