Kosova edhe zyrtarisht që nga dita e sotme e ka Ministrinë e saj të Mbrojtjes. Kryeministri Haradinaj, ka bërë sot në mëngjes zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, në hyrje të kësaj ministrie, duke i dhënë fund edhe simbolikisht epokës kur kjo ministri quhej “Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Rrustem Berisha, që ka drejtuar Ministrinë e FSK-së që nga shtatori i vitit 2017, që nga sot do të jetë Ministër i Mbrojtjes i Kosovës. “Sot është ditë e veçantë për ministrinë tonë, FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Berisha pas zbulimit të pllakës, në deklaratën e parë të tij si Ministër i Mbrojtjes. “Transicioni i FSK-së do të jetë gradual dhe është paraparë një plan 10 vjeçar”, shtoi ai. Ministria e FSK-së është shndërruar në Ministri të Mbrojtjes muajin e kaluar kur Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet me të cilat i FSK u transformua në ushtri por duke e ruajtur emërtimin e vet të mëhershëm.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …