Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se ka vështirësi në qarkullim, por të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë në Kosovë e kanë vështirësuar qarkullimin rrugor. Qytetarët janë ankuar për gjendjen e vështirë të rrugëve si dhe bllokimin e tyre, shkruan lajmi.net. Ankesa ka pasur edhe për autostradën Prishtinë-Pejë si dhe për atë “Ibrahim Rugova”. Mirëpo, nga Ministria e Infrastrukturës po thonë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Zëvendësministri, Rexhep Kadriu tha për lajmi.net se ka vështirësi në qarkullim mirëpo se nuk kanë informacione për bllokim të rrugëve. “Të gjitha rrugët në Kosovë momentalisht janë të kalueshme. Deri më tani nuk kemi informacion për bllokim të rrugëve diku në Kosovë. Megjithatë reshjet janë mjaftë të dendura dhe ka vështirësi në qarkullim”, ka thënë Kadriu. Ai ka bërë të ditur se ekipet e ministrisë veç kanë dalë tashmë në terren për të përcjellur nga afër situatën. Reshjet e borës që kanë filluar pas mesnatës në Kosovë, sipas hidrometeorologëve pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …