Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga nacionale Kaçanik-Han i Elezit është e hapur për qarkullim. “Ministria e Infrastrukturës, njofton opinionin publik se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim”, thuhet në njoftim. Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”. “Andaj ritheksojmë edhe një herë se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar” përfundon njoftim
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …