Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit e obligon komunën e Prishtinës që anulohen vendimet për ndërtime në afërsi të liqenit të Badovcit. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku. “Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …