Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar qytetarët se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit. “Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT-ja ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë. Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës. I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ky është një hap i ndërmarrë nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, drejt lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …