MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE TRANSPORTIT I DEL NË NDIHMË KOMUNËS SË GJAKOVËS

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve. Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër. Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit. Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë. Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT-së, janë në gjendje të mirë për qarkullim.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …