Ministria e Infrastrukturës e gatshme t'i ndihmojë kryeqytetit

Ministria e Infrastrukturës e gatshme t’i ndihmojë kryeqytetit

Ministria e Infrastrukturës dhe stafi udhëheqës i saj, në krye me Ministrin Pal Lekaj, vizituan sot Komunën e Prishtinës, duke mbajtur kështu takim me kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmeti. Paraprakisht Ministri Lekaj u njoftua nga kryesuesi i kryeqytetit, për problemet dhe vështirësitë që has Komuna e Prishtinës gjatë përditshmërisë së saj, dhe ndikimin që mund të ketë Ministria e Infrastrukturës, në evitimin e problemeve infrastrukturore. E gatshme për t’i ndihmuar kryeqytetit në planin zhvillimor urban, Ministria e Infrastrukturës do të financojë projekte të cilat kanë rëndësi të veçantë, fillimisht për Prishtinën, e pastaj edhe për gjithë qytetarët të cilët do të kenë kyçje në infrastrukturën rrugore të kryeqytetit. Me një bashkëpunim nikoqirësh dhe përkushtim ndaj punës, për të cilën edhe janë të ngarkuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës do të realizojnë edhe projekte në bashkëfinancim dhe të cilat konsiderohen me dobi reciproke. Megjithëse ky ishte vetëm një takim paralajmërues dhe një lloj mundësie për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi mes ministrisë dhe komunës në fjalë, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, qartazi pohoi se Ministria e Infrastrukturës do t’i jap rëndësi të veçantë kryeqytetit, pasi edhe nevojat janë dukshëm më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …