Ministria e Infrastrukturës ka formuar shtabin emergjent, me qëllim të menaxhimit të gjendjeve të jashtëzakonshme siç janë rrëshqitja e dheut, vërshimet, reshjet e borës, apo dhe reshje tjera. Për emërimin e këtij shtabi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nxjerrë një vendim, sipas të cilit ky shtab do të udhëhiqet nga sekretari i MI-së, Nebih Shatri u.d, ndërsa përbëhet nga disa udhëheqës të departamenteve tjera të kësaj ministrie të cilët do të përcjellin vazhdimit situatën e cila krijohet në rast të reshjeve e ndryshme atmosferike. Shtabi emergjent do të raportojë te ministri i Infrastrukturës si dhe do të rekomandojë ndërmarrjen e masave përkatëse me procedurë urgjente për rikthimin e gjendje normale në rrugët e vendit tonë, kur paraqitet nevoja. Ministria e Infrastrukturës do të caktojë një zyrtar, i cili do të jetë i gatshëm për të marrë dhe siguruar të gjitha informatat nga terreni, nëse rrugët janë të pakalueshme apo për mirëmbajtjen e tyre dhe këto informata të përcillen sa më shpejt te shtabi emergjent dhe të intervenohet në mënyrën më të shpejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …