Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për mediet ka bërë të ditur se me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim. MI ka këshilluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit. Ministria thotë se ekipet mbështetëse të kësaj ministrie dhe kompanitë e kontraktuara po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa, menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre. “MI është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin pa probleme. Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …