Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar operatorët që nga ora 04:00 e mëngjesit të fillojnë kriposjen e rrugëve rajonale, magjistrale dhe autostradave të vendit, si preventivë ndaj ngricave dhe akullit të mundshëm të shkaktuara temperaturat e ulëta dhe mjegulla e dendur që ka mbuluar vendin tonë. Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar edhe nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin meqë dukshmëria horizontale është tejet e ultë në disa pjesë të Kosovës. Zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës, Fillojetë Konjuhi ka shtuar më tutje se për gjendje e rrugëve lokale, përgjegjëse janë komunat, mirëpo nëse nuk kanë kapacitete të duhura, ata duhet ti drejtohen Ministrisë së Infrastrukturës për ndihmë.
