Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër pas mesnate nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do t’i ketë gjashtë automjete në shoqërim që do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m. Me këtë rast ministria ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë kohore dhe t’i gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona të gjata. Përcjellja e tyre do të bëhet nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i Termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë). Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse. Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit të jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe t’i gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona të gjata”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …