MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS NIS PUNËN ME ZYRËN PËR ANKESA DHE KËRKESA TË PASAGJERËVE

Zëvendësministri i ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.

Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së të drejtave të udhëtarëve të ANP “Adem Jashari”.  Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve, çdo ditë të javës. Ndërkaq ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo email adresës [email protected]Kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …