Edhe pse qytetarët po tregojnë se gjithandej rrugët e Kosovës janë të bllokuara, Ministria e Infrastrukturës për të dytën herë ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës. Përmes një njoftimi, kjo ministri bënë të ditur se rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave. Megjithatë, apelohet për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …