Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur, rruga Kaqanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i mbyllur për qarkullim sot (14.03.2018) nga ora 12:00 deri në ora 14:00. Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor. Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e mbyllur. Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo kohë!
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …