Ministria e Inovacionit financon projektin për rinovimin e laboratorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Ministria e Inovacionit financon projektin për rinovimin e laboratorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të financojë me 800 mijë euro projektin për rinovimin e hapësirave të objektit të laboratorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për nevojat e “Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Prishtinës”. Hapi i parë në këtë drejtim është marrë sot me nënshkrimin e një memorandumi mes ministrit Besim Beqaj dhe rektorit të UP-së, Marjan Dema, i cili përpos financimit, përcakton edhe obligimet e ministrisë dhe Universitetit për realizimin e projektit. Ministri Beqaj, tha se kjo qendër do të shërbejë për lidhjen e dijes së studentëve me ekonominë.  Ai ka premtuar se do të krijojnë perspektivë për rininë kosovare. Beqaj ka deklaruar se të rinjtë jo rrallë herë po lëvizin më shpejtë se institucionet. Ai është shprehur optimist se në fund të këtij viti do të miratohet ligji për inovacion dhe ndërmarrësi, si dhe strategjia kombëtare për këtë fushë. Rektori Demaj tha se qendra do të ofroj trajnime të ndryshme dhe se do t’u mundësojë studentëve zhvillimin e njohurive me biznesin. Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala, theksoi se qendra do tu ndihmojë studentëve që njohuritë  teorike t’i zbatojnë në praktikë. Ai tha se kjo qendër do të shërbej për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …