Ministria e Jashtme e Turqisë ka publikuar një mesazh me të cilin dënon sulmet ajrore të Izraelit ndaj Gazës dhe bastisjet e kryera në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency, Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se dënohen ashpër sulmet e Izraelit që vazhdojnë ende kundër civilëve si dhe përpjekjet për adhurim në Xhaminë Al-Aksa. “Përveç sulmeve të filluara më 5 gusht nga Izraeli kundër Gazës, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, përfshirë fëmijë, sot deputeti izraelit Itamar Ben-Gvir dhe grupet hebreje fanatike nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë bastisur Xhaminë Al-Aksa. Ne dënojmë ashpër sulmet e Izraelit që vazhdojnë ende kundër civilëve si dhe përpjekjet për adhurim në Xhaminë Al-Aksa”, thuhet në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …