Idenë që liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit tonë të ndërlidhet me përfundimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka cilësuar si të gabuar. “Kjo ide jo vetëm që është shkelje eklatante e së drejtës për lëvizje të lirë, por po ashtu është edhe ngatërrim i dy çështjeve, pra dy proceseve që nuk mundet dhe nuk duhet të ndërlidhen”. “Dialogu si mjet i vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka për qëllim të ndërtojë bazamentin për vendosjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore”, është thënë në reagimin e MPJ-së. “Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të mbahen peng të ideve, tekeve dhe vullneteve të pamatura dhe imponuese, pavarësisht se nga kush vijnë si ide”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …