Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja

Ministria e Jashtme serbe kërkon sqarime për marrëveshjen ushtarake trepalëshe mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë për aleancën ushtarake trepalëshe mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kërkuar sqarime urgjente nga këto dy shtete. Marrëveshja, që ka në fokus forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e teknologjisë ushtarake përmes trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, është cilësuar nga Beogradi si një kërcënim për stabilitetin rajonal. Serbia argumenton se Shqipëria dhe Kroacia, së bashku me Kosovën – të cilën Beogradi e konsideron si një entitet të paligjshëm – kanë ndërmarrë hapa që cenojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. Në anën tjetër, përfaqësuesit e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, përfshirë ministrat e mbrojtjes të këtyre shteteve, e kanë cilësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke e mbështetur gjithashtu integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …