Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shpërndarë një notë verbale në 130 shtete dhe në organizata ndërkombëtare, si në OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, ku nga Fondi për të Drejtën Humanitare, të cilin e udhëheq Natasha Kandiq, i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin dhe një vëmendje më të shtuar për mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë. Raporti i publikuar nga një organizatë e Serbisë tregon për fshehjen e krimeve që ky shtet ka bërë edhe pas përfundimit të luftës, duke i fshehur dhe duke i varrosur trupat e viktimave në varreza masive në Serbi, thuhet mes tjerash në notën verbale të Ministrisë e cila është shpërndarë më 31 janar, nëpërmjet ambasadave të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …