Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, reagoi lidhur me sulmin terrorist të ndodhur dy ditë më parë në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe të plagosur, dy të tjerë. Franca e ka dënuar një sulm të tillë duke e konsideruar si sulm të papranueshëm në Kosovës që la të vdekur një polic. Në këtë reagim, Franca shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë bërë thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë. Parisi zyrtar konsideron se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …